Monday , 16 September 2019

VLLAZNIA U-19 MUND EDHE FLAMURTARIN, DEL NË FINALE

Java e ardhshme do të jetë java e finaleve dhe për klubin Vllaznia jo vetëm ekipi I parë por edhe ai U19 do të luajë një ndeshje të tillë. Kjo ngaqë djemtë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani e kanë fituar këtë të drejtë pasi kanë mundur një tjetër kundërshtar,dhe tashme janë vetem 90 minuta larg fitimit të titullit kampion. Vllaznia U19 ka kaluar edhe nje tjeter pengese dhe gjerat jane ne rrugen e duhur për të bërë realitet premtimin e bërë për fitimin e të tre tofeve të këtij sezoni. Ne ndeshjen gjysmefinale te luajtur paraditen e së shtunës ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez, ndaj Flamurtarit, ekipi shkodran ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 por qe u ka mjaftuar per te shkuar me tej.

Të dy ekipet janë munduar gjatë gjithë lojës për të shënuar dhe duhet thënë se ka qenë një përballje shumë e fortë ku shihej qartë se fitues do të dilte ai ekip që do të shënonte vetëm një gol. Interesant eshte fakti se goli i fitores eshte shenuar pikerisht ne minuten e 89-te nga sulmuesi Anxhelo Radovani. Ai ka parë një top të mbetur në zonën vlonjate dhe me një gjuajtje të zgjuar në formë gjysëmharku, e ka dërguar atë në rrjetë. Nje gol i tille i shenuar ne limitin e ndeshjes, padyshim qe ka çuar ne maksimum adrenalinen e shokeve te ekipit por edhe te stafit teknik. Kaq ka mjaftuar që kuqeblutë të fitojnë 1-0 pikërisht ndaj kundërshtarit me të cilin sezonin e kaluar kanë luajtur në finale të kampionatit.

Por ndërkohë sivjet Vllaznia U19 finalen do ta diskutojë me Shkëndinë e Tiranë, rivalen e saj tradicionale të gjithë këtyre viteve të fundit, megjithatë kuqeblutë janë të vendosur për të fituar titullin e tretë kampion rradhazi. Ata janë në pritje të mësojnë datën se kur do të luhet kjo finale por edhe stadiumin sepse për të tjerat janë gati.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …