Saturday , 26 September 2020

VLLAZNIA U-19 NË KAZAKISTAN ME OBJEKTIV TË QARTË

Vllaznia U-19 ka lënë Shkodër mëngjesin e sotëm herët, për t’u nisur drejt aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, e për të marrë më pas rrugën e gjatë drejt Kazakistanit ku paraditen e së enjtes do të luajë ndeshjen e parë të “Uefa Youth League” ndaj ekipit vendas Astana. Udhëtimi i gjatë dhe disa orë pritje në aeroportin e Stambollit, padyshim që do të krijojë probleme për futbollistët shkodranë megjithatë asgjë nuk mund të ndryshohet tashmë në këtë drejtim dhe vëmendja është e përqendruar vetëm tek fusha e lojës. Në përbërje të ekipit përveç lojtarëve aktualë me të cilët luan në kampionat, janë edhe tre futbollistë të cilët aktualisht janë pjesë e ekipit të parë dhe atij B të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Arsaed Rahovën, Kamelio Palushanin dhe Brendon Smajlin.

Sipas rregullores së këtij kompeticioni, lejohen tre futbollistë të një datëlindje më të madhe të jenë pjesë e ekipit edhe në këto ndeshje dhe për këtë arsye, ato mendohet të jenë pika të forta të Vllaznisë në të tre repartet ku luajnë. Pozitiv është fakti se një pjesë e mirë e kontigjentit aktual të ekipit shkodran, ka luajtur edhe vitin e kaluar në këtë kompeticion dhe ka fituar përvojën e duhur për të përballuar të gjitha sfida. Objektivi është i qartë, për të synuar kualifikimin megjithatë shumë e rëndësishme është përballja e parë. Ajo që do të luhet ditën e enjte, në orën 13.00 të Kazakistanit, që përkon me orën 09.00 të paradites me orën tonë. Një orar ndoshta i papërshtatshëm megjithatë tashmë asgjë nuk mund të ndryshohet në këtë drejtim dhe djemtë shkodranë duhet të japin më të mirën e tyre për të marrë një rezultat sa më të mirë për të synuar pastaj kualiifikimin në “Loro Boriçi” më 24 tetor.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA LUAN NESER MIQESOREN E RADHES

Vllaznia ka zyrtarizuar miqesoren e radhes. Keshtu, kuqeblute do luajne neser ndaj Bylisit. Takimi do …