Wednesday , 8 August 2018

VLLAZNIA U-19 NË PRITJE TË KONFIRMIMIT NGA UEFA

Ndonëse është konfirmuar zyrtarisht si pjesmarrëse edhe sivjet në Ligën e Kampioneve të Europës për të rinjtë, Vllaznia U-19 akoma nuk mund të quhet zyrtarisht pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm. UEFA e ka lënë atë në listën e pritjes së ekipeve ku renditet e dyta. Vetë formula e kësaj Kupe, I lë gjërat e hapura sepse skuadra pjesmarrëse janë të lidhura edhe me ecurinë e ekipeve të të rriturve që marrin pjesë gjithashtu në Ligën e Kampioneve. Klubi i Vllaznisë do të ndjekë me interes këto javë Ligën e Kampioneve pasi është shumë e rëndësishme për të ardhmen e klubit dhe sidomos talenteve që prodhohen nga akademia kuqeblu.

Në varësi të rezultateve të Ligës së Kampioneve dhe emrave të skuadrave që sigurojnë pjesëmarrjen në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve në këtë edicion, ekipi shkodran mund të sigurojë pjesëmarrjen ashtu si në vitin e kaluar në UEFA Youth League, turneun e rëndësishëm të akademive që organizon UEFA. Aktualisht, në bazë të renditjes së UEFA-s, Vllaznia është e dyta në radhë në grupin e skuadrave rezervë që mund të marrin pjesë në këtë turne të rëndësishëm në varësi të emrave që kualifikohen në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve nga ekipet e para. UEFA Youth League ndan skuadra pjesëmarrëse në dy pjesë, ato që shkojnë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve dhe veçmas kampionet kombëtare të tjera. Kur një kampione kombëtare siguron fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, i lëshon vendin një ekipi kampion të një shteti tjetër.

Aktualisht, Vllaznia ndjek me vëmendje 6 skuadra , duke shpresuar që të paktën 2 prej tyre të shkojnë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Mjafton që dy mes Benfikës, Dinamo Kievit, Eindhoven, Dinamo Zagrebit, Crvena Zvezdës dhe Astanës të kalojën në fazën në grupe dhe Vllaznia do të siguronte biletën për pjesëmarrjen në vitin e dytë radhazi në UEFA Youth League. Gjithçka do të vendoset në fund të muajit gusht ndërkohë që skuadra shkodrane vijon me përgatitjet e saj duke e menduar si fakt të kryer pjesmarrjen për të dytin vit me rradhë në këtë kompeticion.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA E VOLEJBOLLIT TË FEMRAVE ME OBJEKTIVA TË TJERA

Sezoni I kaluar ka qenë krejtësisht për t’u harruar për ekipin e volejbollit të femrave …