VLLAZNIA U-19 RIKTHEHET TEK FITORJA, BARAZON VLLAZNIA U-17

Vllaznia U19 duket se më në fund po rikthehet tek rezultatet e pritshme në kampionat. Këtë javë ajo ka mundur 2-0 Laçin dhe ka marrë kësisoj fitoren e dytë, me të cilën është ngjitur disa shkallë në tabelën e klasifikimit. Takimi ka nisur me nje minute heshtje ne nderim te viktimave te termetit dhe me pas, futbollistet e te dy ekipeve kane nisur perpjekjet e tyre per t’i marre pike kundershtarit. Qe ne minuten e 9-te, Vllaznia U19 ka kaluar ne avantazh me ane te sulmuesit Sidrit Barbullushi. Pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 1-0 ne favor te ekipit shkodran nderkohe qe edhe kurbinasit jane munduar qe te rezistojne dhe te krijojne edhe ato rastet e tyre.

Edhe pjesa e dyte eshte shoqeruar me rivalitet por nderkohe ne minuten e 90-te ka qene mesfushori me tipare sulmuese Samuel Asllani qe ka shenuar edhe golin e dyte dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me shifrat 2-0. Me kete fitore, Vllaznia U19 eshte ngjitur ne kuoten e 11 pikeve duke u ngjitur ne vendin e gjashte ne renditje, nderkohe qe Laçi mbetet ne kuoten e 14 pikeve dhe ndodhet nje vend me lart. Ndërkohë Vllaznia U17 ka bërë një hap të gabuar duke barazuar 2-2 po ndaj këtij kundërshtari. Laçi U17 që drejtohet nga trajneri shkodran Ylber Zani e ka interpretuar në mënyrën e duhur ndeshjen dhe kanë udhëhequr 2-0 deri në minutën e 70-të por në fund gjithçka është mbyllur në barazpeshë 2-2 dhe ekipet kanë ndarë nga një pikë.

Miqtë e kanë nisur me gol ndeshjen. Në minutën e 2-të ka fituar një 11-metërsh i cili është kthyer në gol nga ana e futbollistit Bytyçi. Po ky futbollist do të shënonte edhe golin e dytë 20 minuta më vonë dhe pjesa e parë kësisoj do të mbyllej me shifrat 0-2. Nga ana tjetër, ekipi shkodran u gjend i papërgatitur nga kjo lojë e miqve dhe kanë reaguar me vonesë. Në minutën e 70-të ka qenë kapiteni Papaj ai që ka ngushtuar shifrat ndërkohë që tetë minuta para fundit, Vllaznia U17 do të fitonte një 11-metërsh të cilin do ta kthente në gol sërish Papaj. Në minutat e fundit, pavarësisht përpjekjeve të ekipit shkodran nuk ka patur gol tjetër dhe kësisoj i gjithë takimi është mbyllur në barazim 2-2 dhe ekipet kanë ndarë nga një pikë dhe Vllaznia U17 është ngjitur tashmë në kuotën e 20 pikëve duke mbajtur vendin e dytë në renditje.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …