VLLAZNIA U-19 VIJON SERINË E FITOREVE. MUND EDHE TIRANËN

Sukseset e ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia. Pas fitores së Kupës tre ditë më parë në Elbasan, sot ky ekip ka fituar edhe ndeshjen e rradhës në kampionat. Skuadra e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani ka fituar me rezultatin 4-3 ndaj Tiranës në ndeshjen e luajtur në kryeqytet.Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 6-të teksa mesfushori Emrah Fikaj ka dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare. Por avantazhi nuk ka zgjatur shumë sepse Hekuri do të barazonte në ’10 për Tiranën. Megjithatë kuqeblutë nuk hoqën dorë kollaj nga pretendimet e tyre për ta fituar këtë ndeshje dhe Ildi Gruda në ’18 do të shënonte dhe golin e dytë për ta.

Ndërkohëë në minutën e fundit të pjesës së parë Vllaznia do të shënonte edhe golin e tretë me anë të mesfushorit Eridon Qardaku duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-1 në favor të kuqebluve të trajnerit Zmijani. Ndërkohë në pjesën e dytë, në minutën e 70-të Fikaj do të shënonte dhe golin e katërt për ekipin e tij duke e bërë fitoren thuajse të sigurtë. Në minutat shtesë Selenica ka shënuar edhe golin e dytë për ekipin e Tiranës, madje edhe nje te trete me ane te Dervishit ne ’93 por që nuk kane mjaftuar asgjë sepse shkodranët kanë fituar krejt ndeshjen me rezultatin 4-3. Nga ana tjetër, e pashpjegueshme humbja e ekipit të 17 vjeçarëve të Vllaznisë ndaj Tiranës me rezultatin e thellë 8-2.

Diçka e palogjikshme kur ke parasysh se kuqeblutë kishin pësuar vetëm 4 gola në 13 javë kampionat dhe pësojnë 8 në vetëm një ndeshje. Në pjesën e parë ka patur deri diku rivalitet dhe ajo është mbyllur 3-2 në favor të bardhebluve teksa dy golat për shkodranët janë shënuar nga Xhahysa. Pjesa e dytë do të ishte dramatike. Tirana ka shënuar edhe pesë gola të tjerë dhe kuqeblutë kanë bërë vetëm sehir në fushën e lojës. Por pavarësisht kësaj humbje, Vllaznia U-17 vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje me 34 pikë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRAG TË NJË REFORME, SKUADRA DO RINOVOHET

Tek Vllaznia ka nisur të flitet prej ditësh për largime futbollistësh. Pas Kalajës edhe Çinarit …