Thursday , 25 February 2021

VLLAZNIA U-21 BARAZON 1 – 1 NDAJ LAÇIT

Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja më e rëndësishme e javës për kampionatin e 21 vjeçarëve, ajo në mes Vllaznisë dhe Laçit.

E luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, kjo ndeshje është shoqëruar nga një rivalitet i madh sepse përballeshin dy prej ekipeve më të mira të kampionatit.

Në fillim kanë qenë laçianët që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Rapos, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë, është ndëshkuar me karton të kuq edhe futbollisti i Vllaznisë Sekja, çka e vështirësoi edhe më shumë situatën.

Megjithatë skuadra ka reaguar dhe ka barazuar me anë të Malit, madje ka patur edhe raste të tjera për të kaluar në avantazh, por çdo gjë në fund është mbyllur në barazin 1-1. Për trajnerin e ekipit shkodran Fatjon Hasani, e rëndësishme është që ekipi i tij prodhon futboll…

Pas javës së 12-të të kampionatit, Laçi vazhdon të udhëheq renditjen me 29 pikë, ndërkohë që Vllaznia është në vendin e tretë me 3 pikë më pak dhe padyshim që në vazhdim të kampionatit do të synojë ngjitjen në të parin.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA VETËM BARAZIM 1-1 NDAJ SKËNDERBEUT

Vllaznia bën një hap të gabuar në Korçë duke barazuar 1-1 ndaj Skënderbeut dhe për …