Sunday , 17 January 2021

VLLAZNIA U-21 FITON 1 – 4 EDHE ME TIRANËN

Vllaznia U21 e ka nisur mbarë edhe vitin 2021. Ashtu siç e mbylli vitin e kaluar me fitore, edhe këtë vit ajo ka startuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Në ndeshjen e rradhës për kampionat, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kane fituar me rezultatin 4-1 ndaj Tiranes ne ndeshjen e luajtur pasditen e së mërkurës ne fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit.

Pjesa e parë, pavarësisht rasteve të të dy ekipeve, është mbyllur në barazim pa gola 0-0. Në të dytën ndërkohë do të ndodhte krejt ndryshe. Në fillim ka qene Tirana ajo qe ka kaluar e para ne avantazh me ane te Bashajt ne minuten e 56-te, por pak minuta me vone do te vinte goli i barazimit per Vllaznine shenuar nga sulmuesi Joald Ivziku.

Aktivizimi edhe i sulmuesit Çoba në këtë pjesë e ka rritur shumë lojën e skuadrës shkodrane dhe pas golit të barazimit në fushë do të ishte vetëm ajo. Goli i dyte do te shenohej nga Rigers Xhahysa ne minuten e 71-te, ndersa me pas do te vinin edhe golat e dy lojtareve qe sterviten me ekipin e pare.

I treti ka per autor Mehdi Çoben ndersa i katerti dhe i fundit Eraldo Deden. Perfundimisht 4-1 dhe Vllaznia U21 merr nje tjeter fitore dhe kryeson me merite renditjen e kampionatit me 19 pike pas shtate javesh te luajtura. Kjo skuadër deri më tani ka bërë një kampionat shumë të mirë dhe padyshim që konsiderohet pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: NDAJ KUKËSIT VETËM PËR 3 PIKË

Me disa mungesa të rëndësishme në formacion, por tek Vllaznia janë të bindur se mund …