Thursday , 25 February 2021

VLLAZNIA U-21 FITON 2 – 1 EDHE ME APOLONINË

Vllaznia U21 vazhdon të fitojë në kampionat dhe të kryesojë me meritë renditjen e kampionatit edhe pas javës së tetë të tij. Në ndeshjen e rradhës, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kanë fituar me rezultatin 2-1 ndaj Apolonisë së Fierit.

Takimi ka nisur me gol për vendasit teksa ka shënuar mesfushori Dodani. Por gjatë pjesës së parë fierakët do të barazonin me anë të Zogajt dhe ky 45 minutësh do të mbyllej në shifrat e barabarta 1-1. Në të dytën, Vllaznia U21 ka fituar një 11-metërsh që është kthyer në gol nga Deda dhe kësisoj i gjithë takimi është mbyllur me fitoren e saj me shifrat 2-1.

Trajneri Fatjon Hasani është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij dhe fitoren e arritur ndaj Apolonisë…

Pas javës së 8-të të kampionatit, Vllaznia U21 kryeson renditjen me 22 pikë, e shkëputur tre pikë nga Laçi i vendit të dytë.

Javën e ardhshme kuqeblutë do të luajnë ndeshjen e rradhës në Cërrik ndaj Turbinës ku padyshim që do të tentojnë të marrin fitoren e rradhës.

Lexoni dhe kete

AKADEMIA VLLAZNIA, DY FITORE TË THELLA NË JAVËN E 13-të

Ka rezultuar e suksesshme java e 13-të e kampionateve të moshave për ekipet e Akademisë …