Wednesday , 27 January 2021

VLLAZNIA U-21 FITON 5 – 0 NDAJ AKADEMISË SË FUTBOLLIT

Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve duke mbajtur vendin e dyte ne renditje, vetem dy pike larg Bylisit kryesues. Pasditen e se henes kuqeblute e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kane luajtur ne Kamez ndaj ekipit Akademia e Futbollit dhe kane fituar me rezultatin e thelle 5-0.

Vetë rezultati tregon më së miri për epërsinë që ata kanë patur në fushën e lojës ndaj kundërshtarit. Ka qene futbollisti Brendon Stafa qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 24-te dhe nje minute me pas ka ardhur edhe goli i dyte shenuar nga Eraldo Deda. Po gjatë pjesës së pare do të shënonte edhe mbrojtësi Sehar Bushaj dhe në këtë mënyrë kjo pjesë do të mbyllej ne shifrat 3-0.

Ne pjesen e dyte nderkohe do te shenoheshin edhe dy gola te tjere me autore Klaudio Leken dhe Mehdi Çoben dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja eshte mbyllur me rezultatin 5-0. Kuptohet që ekipi shkodran ka bërë detyrën duke luajtur mirë dhe duke fituar, megjithatë synimet e tij janë për më tej. Vllaznia U21 vijon serine e rezultateve pozitive dhe padyshim qe pretendon te jete nder ekipet me te mira te kampionatit.

Gara sa vjen e do të vështirësohe sepse deri më tani janë luajtur vetëm 3 ndeshje, por gjithsesi futbollistët shkodranë janë të vendosur për të bërë mirë. Kjo edhe falë bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston në mes këtij ekipi dhe atij të të rriturve të Vllaznisë, sepse në fund të fundit, të gjithë në dispozicion të tij janë.

Lexoni dhe kete

MARK KROQI LARGOHET NGA DREJTIMI I SK VLLAZNIA

Pas 8 vitesh në krye të Sportklub Vllaznia, Mark Kroqi tashmë nuk do të jetë …