Friday , 15 January 2021

VLLAZNIA U-21 SHPALLET “KAMPIONE DIMRI”

Vllaznia U21 ka fituar sërish edhe ndeshjen e rradhës për kampionat duke e mbyllur vitin 2020 në vendin e parë të renditjes dhe duke u shpallur kësisoj “kampion i dimrit’.

Përballja e fundit e këtij viti ka qenë ajo me Dinamon, luajtur në “Reshit Rusi” të cilën kuqeblutë e kanë fituar me rezultatin 4-2. Kanë qenë miqtë ata që shënuan të parët por më pas rezultati është përmbysur falë golave të Rrasës dhe Lekës.

Në fillimin e së dytës përsëri ka barazuar Dinamo por vetëm për pak minuta ka zgjatur kjo sepse Vllaznia U21 ka shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Malit dhe Dedës duke marrë kësisoj një fitore me mjaft vlerë. Për trajnerin Fatjon Hasani, e rëndësishme është që skuadra po luan bukur dhe po fiton…

Ndërkohë i kënaqur me paraqitjet personale dhe ato të ekipit është shprehur edhe njëri prej autorëve të golave në këtë ndeshje, Eraldo Deda…

Me fitoren ndaj Dinamos, Vllaznia U21 është ngjitur në kuotën e 16 pikëve duke udhëhequr renditjen me tre pikë më shumë sesa ndjekëset e saj më të afërta, duke treguar kësisoj se do të jetë një nga pretendentet kryesore për titullin kampion këtë sezon.

Lexoni dhe kete

ZMIJANI: VLLAZNIA MUND TË FITOJË EDHE ME KUKËSIN

Vllaznia e sivjetme po i bind të gjithë dhe për më tepër ajo përpos kryesimit …