Sunday , 8 December 2019

VLLAZNIA U17 E NIS ME GOLEADË KAMPIONATIN E RI

Kampionati kombëtar i futbollit të moshave ka startuar këtë të dielë me ndeshjet e javës së parë. Spikat fitorja e thellë e Vllaznia U17 në transfertë me ekipin e Laçit, të cilin e ka mundur me rezultatin 4-0. Nga ana tjetër, disi surprizë ka qenë barazimi 1-1 i Vllaznia U19 po ndaj këtij kundërshtar. 17 vjeçarët shkodranë nuk e kane patur te veshtire te fitojne ne Laç, madje gjithçka eshte vendosur ne pjesen e pare te ndeshjes teksa futbollistet kuqeblu kane arritur te shenojne 4 gola njeri pas tjetrit. me autore Alivoden, Papajn, Bebeziqin dhe Muxhahin. Nderkohe, ne minuten e fundit te pjeses se pare, Laçi ka fituar nje 11-metersh por Syziu nuk ka arritur dot ta ktheje ne gol ate. Ne te dyten, duhet thene se nuk pati me histori dhe i gjithe takimi eshte mbyllur me shifrat e thella 4-0.

Vllaznia U17 i ben nisjen e duhur kampionatit dhe trajneret Bizi e Pirani padyshim qe duken te kenaqur me kete start. Po per javen e pare te kampionatit, ekipi tjeter shkodran qe merr pjese ne kete kampionat KF Shkodra U17 ka luajtur ne kryeqytet dhe eshte mundur 3-0 nga Tirana. Nderkohe Vllaznia U19 eshte ndalur ne nje barazim ndaj Laçit ne ndeshjen e javes se pare te kampionatit, ate te zhvilluar ne transferte.Kuqeblute e drejtuar nga trajneret Zmijani e Kola kane kaluar shpejt ne avantazh me ane te mesfushorit Xhahysa qe ka shenuar qe ne minuten e 7-te.

Me pas, ka edhe shume raste te tjera por pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-0 ne favor te ekipit shkodran. Ne te dyten u mendua se do te kishte gola te tjere nga ekipi shkodran por nuk ka ndodhur keshtu sepse sulmuesit e tij kane shperdoruar jo pak.Por nga ana tjeter, Laçi insistoi per barazimin dhe ia doli duke shenuae me ane te Ndrecajt ne minuten e 87-te. Nje gol disi i papritur per Vllaznia U19 qe mundohet te reagoje por pa rezultat.Perfundimisht 1-1 ne kete ndeshje te pare te kampionatit dhe ky mund te konsiderohet nje hap i gabuar per ekipin e Vllaznise i cili konsiderohet pretendent per titullin kampion.Sakaq, po per javen e pare, ekipi tjeter shkodran, ai i AAS U19 eshte mundur me rezultatin e thelle 6-1 nga Tirana ne fushen e kesaj te fundit.

Lexoni dhe kete

JONUZ: VLLAZNIA, OBJEKTIV FITOREN ME LUFTËTARIN

Të shtunën në orën 13.30 Vllaznia do të luajë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit ndeshjen e …