Friday , 15 November 2019
Breaking News

VLLAZNIA U17 FITON 2 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Dy gola të shënuar në pjesën e dytë i kanë mjaftuar Vllaznisë U17 për të marrë një tjetër fitore në kampionat dhe për të vijuar rrugëtimin e saj të suksesshëm. Në ndeshjen e luajtur ndaj ekipit Shkodra, 90 minutëshi i ka patur brenda të gjitha, përfshi këtu golat, 11-metërshat e humbur, raste por edhe përplasjet mes futbollistëve të dy ekipeve.

Pas një pjese të parë më të mirë për ekipin e Shkodrës, në të dytën vendosi klasi i kapitenit Papaj që shënoi golin e parë për Vllazninë, ndërkohë që i dyti mban firmën e Maliqit. Zëvendëstrajneri Pirani e ka konsideruar shumë pozitive këtë fitore, për më tepër që skuadra ka patur shumë mungesa në këtë ndeshje.

Ndërkohë krejt ndryshe ka qenë ecuria e ekipit Vllaznia U19 që edhe këtë javë nuk ka arritur dot të fitojë. Në ndeshjen ndaj Akademisë Ajaks, është vulosur rezultati i barabartë 0-0, pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve për të shënuar. Vllaznia U19 pas katër javësh kampionat ndodhet në vendin e tetë me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA “HUMB” HYGOR, POR “GJEN” GLIGOROV

Kampionati i Kategorisë Superiore është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të kombëtares shqiptare por tek …