Friday , 22 October 2021

VLLAZNIA U19 FITON 1 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Java e dytë e kampionateve të moshave në futboll ka dhuruar dy sfida në mes ekipeve shkodrane, atyre të Akademisë Vllaznia dhe Klubit të Futbollit Shkodra. Në ndeshjen e 19 vjeçarëve, Vllaznia ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe serish me rezultatin e ngushte 1-0.

Takimi ka qene shume i luftuar dhe te dy ekipet kane patur deshire ne fushe duke kerkuar te mundin kundershtarin, por nga ana tjeter jane mbrojtur mire.Pjesa e pare pavaresisht nje rasti shume te mire te Lekes per Vllaznine, eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Ne te dyten ka qene futbollisti Muhaj ai qe do te shenonte ne minuten e 63-te. Ky gol ka mjaftuar qe ekipi kuqeblu te marre edhe fitoren e dyte. Ne kete menyre Vllaznia U19 qe drejtohet nga trajneri Vioresin Sinani kryeson renditjen me pike te plota 6, pas dy javesh kampionat.

Ndërkohë takimi i 17 vjeçarëv, ai në mes Vllaznisë dhe KF Shkodrës, i luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” është mbyllur në barazim 1-1. Në pjesën e parë, pas një kundërsulmi të shpejtë ka qenë Agraja ai që ka kaluar në avantazh Shkodrën.

Në të dytën presioni i Vllaznisë është rritur dhe pas shumë përpjekjesh, ka ardhur edhe goli i barazimit. Ka qenë minuta e 74-të kur sulmuesi Kevin Dodaj ka dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga portieri Lujkaj.

Në minutat e mbetura sërish ka patur tentativa për të shënuar edhe golin e fitores, megjithatë nuk ia kanë dalë dhe kësisoj gjithçka është mbyllur në barazim 1-1. Dy ekipet kanë ndarë nga një pikë dhe tashmë secila prej tyre ka nga 4 pikë në renditje.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …