Wednesday , 27 January 2021

VLLAZNIA U19 FITON 5 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Vllaznia U19 vijon të fitojë në kampionat dhe të kryesojë me meritë renditjen edhe pas javës së gjashtë të tij. Në ndeshjen e rradhës, ajo ka fituar me rezultatin 5-0 në derbin me KF Shkodra, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Barbullushit.

Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani e kanë dominuar lojën dhe nuk e kanë vënë për asnjë moment në dyshim fitoren.

Ne pjesen e pare ka qene mesfushori Paolo Pjeshka qe shënuar, ndërsa ne pjesen e dyte jane shenuar edhe 4 gola te tjere. Fillimisht me anë të Rejan Alivodës e Flori Spahisë qe do te shënonin golin e dytë dhe të tretë. Por ndeshja nuk do te mbyllej ketu sepse Vllaznia U19 do te shenonte edhe dy gola te tjere me ane te Klevis Bebeziqit dhe Ardit Nikajt.

Ne kete menyre, i gjithe takimi do te mbyllej me rezultatin e thelle 5-0 ne favor te ekipit kuqeblu. Ndërkohë ne barazim 1-1 eshte mbyllur derbi shkodran i 17 vjeçareve ne mes ekipeve te KF Shkodra dhe Vllaznise.

Ne fakt ka qene KF Shkodra me prane fitores sepse ka udhehequr per minuta te tera, fale golit te shenuar te shenuar nga futbollisti Gjelaj ne minuten e 42-te.

Nderkohe pese minuta para fundit, kuqeblute kane arritur te barazojne me ane te Dodajt dhe ketu eshte mbyllur gjithçka ne barazim 1-1.

Me kete pike, KF Shkodra U17 eshte ngjitur ne kuoten e 9 pikeve pas 6 javesh kampionat, nderkohe qe Vllaznia U17 tashme ka 4 pike dhe renditet e nenta.

Lexoni dhe kete

MARK KROQI LARGOHET NGA DREJTIMI I SK VLLAZNIA

Pas 8 vitesh në krye të Sportklub Vllaznia, Mark Kroqi tashmë nuk do të jetë …