VLLAZNIA UL EUFORINË. VENDOS HESHTJE SHTYPI PËR LOJTARËT

Tek Vllaznia kanë frikë nga euforia dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit dhe ato të stafit teknik o punojnë shumë për t’i mbajtur me këmbë në tokë futbollistët. Në fakt tek skuadra shkodrane kjo është një “sëmundje e vjetër”. Për këtë arsye, gjërat duhet të ndryshojnë. Masa e parë që është marrë prej tyre ka qenë vendosja e heshtjes për shtyp të lojtarëve në këtë pragndeshje dhe i vetmi komunikim me mediat do të jetë ai i trajnerit një ditë para takimit. Padyshim që rëndësi ka të ruhet stabiliteti i skuadrës.

Momentet e mira që po kalon ajo duhen shfrytëzuar dhe për këtë arsye, do të tentohet marrja e një rezultati pozitiv edhe në sfidën e rradhës me Kamzën.  Në prag të këtij takimi, për stafin teknik të Vllaznisë vjen një lajm i mirë. Rikthehet pas skualifikimit mbrojtësi Renato Malota dhe kjo gjë do ta kompletojë skuadrën. Çka do të thotë se Orelesi do të kalojë sërish në vendin e tij të preferuar, në mesfushë. Kuqeblutë këtë rradhë nuk do të kenë asnjë mungesë në formacion dhe kjo gjë konsiderohet pozitive, megjithatë nuk mjafton. E rëndësishme është që futbollistët të tregojnë grintën e duhur në fushën e lojës dhe nëse ndodh edhe kjo, gjërat do të jenë në rregull. Vllaznisë i duhet patjetër të marrë pikë në këtë takim por padyshim që nuk do ta ketë të lehtë.

Pragndeshja me Kamzën është duke u shoqëruar me një stërvitje të ngjeshur të kuqebluve. Ata janë duke kaluar një formë shumë të mirë fizike dhe për rrjedhojë stafi teknik po mundohet ta mbajë sa më gjatë atë. Për këtë arsye edhe ditën e sotme, ekipi ka zhvilluar dy seanca stërvitore. E para është zhvilluar paradite në palestër nën drejtimin e trajnerit të përgatitjes atletike Gjergji Poloska dhe zëvendëstrajnerit Fatjon Tafaj. Ndërkohë pasdite ekipi ka zbritur në fushën sportive “Reshit Rusi” për të zhvilluar seancën taktike ku ka filluar të mendojë për mënyrën si do të luhet të shtunën ndaj Kamzës. Objektivi është i qartë: Për të synuar fitoren në këtë takim shumë të rëndësishëm.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË ME PRETENDIME NË TURNEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë po bëhen gati për aktivitetet më të rëndësishme siç janë kampionati kombëtar …