Friday , 22 October 2021

VLLAZNIA VETËM 1 – 1 NDAJ TEUTËS ME 10 LOJTARË

Përballë një Teutë me 10 futbollistë për rreth 60 minuta, Vllaznia nuk ia ka dalë dot të fitojë dhe gjithçka në “Loro Boriçi” mbrëmjen e së shtunës është mbyllur në barazim 1-1.

Kuqeblutë kaluan të parët në avantazh me anë të brazilianit Da Silva në minutën e 58-të ndërkohë që kur u mendua se këtu ndeshja u mbyll, durrsakët ndonëse me një futbollist më pak arritën të barazojnë me anë të Kuembemba në minutën e 73-të.

Pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të krijuara, kuqeblutë nuk ia kanë dalë të shënojnë golin e fitores, ndonëse edhe sistemi VAR u bë protagonist në këtë ndeshje me një gol të mohuar në minutën e 96-të të ndeshjes shënuar nga Çoba.

Trajneri Thomas Brdariç në prononcimin e tij pas ndeshjes ka thënë se i vjen keq që kjo ndeshje nuk u fitua, por nuk ndjehej i zhgënjyer…

Përkthimi: “Një rezultat i tillë natyrisht që dhemb kur e di që ishe me 1 lojtarë më shumë dhe nuk fiton, por nuk ndodhi dhe nuk jemi të zhgënjyer. Sa i takon vendimeve të VAR-it, më vjen mirë që e kemi dhe duhet të përballesh me të gjitha vendimet si në të mirën tonë, dhe kundër nesh.

Nuk e kuptova te situata e fundit te goli, mua nuk mu duk pozicion jashtë loje, se di pse e mori atë vendim. Nuk e kuptoj se kur kishim avantazhin, nuk ishim të sigurte dhe të qetë. Duhet të ishim më të mbledhur dhe më të përmbajtur për ta menaxhuar këtë situatë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim përpara dhe të mendojmë për ndeshjen e rradhës”.

Ndërkohë në anën tjetër, trajneri i Teutës Edi Martini për mediat deklaroi se nëse skuadra e tij do të ishte me 11 futbollistë në fushë, do ta kishte fituar këtë ndeshje…

Java e dytë mbyllet këtu për Vllazninë dhe ajo tashmë duhet të nisë të mendojë për sfidën e fundjavës së ardhshme me Partizanin në transfertë, ku padyshim që do të kërkojë fitoren.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …