VLLAZNIA VETËM BARAZIM 1-1 NDAJ FLAMURTARIT

Me formacionin e saj më të mirë në fushën e lojës, megjithatë Vllaznia nuk ka marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, atë ndaj Flamurtarit luajtur pasditen e së mërkurës në “Loro Boriçi”, ndeshje e cila ka përfunduar në barazim 1-1. Të dy golat janë shënuar në pjesën e dytë.

Fillimisht ka qenë Sidorenco që ka kaluar në avantazh kuqeblutë dhe më pas Diamanti ka barazuar për vlonjatët. Duhet thënë se takimi nuk ka patur asnjë vlerë për skuadrat që e kishin të përcaktuar fatin e tyre, por ndërkohë për shkodranët ka qenë një provë gjerenale në prag të sfidës së play-out. Trajneri Dedja pas ndeshjes është shprehur se në sfidën e rradhës në fushë do të shohim një Vllazni krejt ndryshe…

Nga ana tjetër, për mediat janë shprehur edhe dy pjestarë të ekipit vlonjat, trajneri Troisi dhe portieri Moçka, madje ky i fundit i ka uruar Vllaznisë qëndrimin në Superligë.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ndeshja Vllaznia- Besëlidhja, e vlefshme për fazën play-out të luhet ditën e dielë në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe skuadra që do të fitojë do të jetë në Superligë sezonin e ardhshëm.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …