Thursday , 25 February 2021

VLLAZNIA VETËM BARAZIM 1-1 NDAJ SKËNDERBEUT

Vllaznia bën një hap të gabuar në Korçë duke barazuar 1-1 ndaj Skënderbeut dhe për rrjedhojë me këtë hap të gabuar tashmë shkodranët I shohin gjithnjë e më afër vetes së tyre ndjekësit në tabelën e renditjes.

Një ndeshje ku sidomos në pjesën e parë, ekipi kuqeblu ka paraqitur një lojë shumë të dobët, ndërkohë që krejt ndryshe ka qenë e dyta kur ndoshta vetëm mungesa e fatit e pengoi atë të fitonte.Ndeshja nuk ka nisur në mënyrën e duhur për shkodranët të cilët e shohin veten në disavantazh që në minutën e 8-të. Ka qenë një gjuajtje e Dovuna nga jashtë zone dhe topi nuk zotërohet dot nga portieri Zogoviç dhe përfundon në rrjetë.

U prit reagimi I Vllaznisë por në fakt janë sërish korçarët që kanë dy-tre mundësi të mira për të dyfishuar shifrat. Megjithatë edhe kuqeblutë kanë reaguar me anë të Victor da Silvës që është shumë pranë barazimit. Megjithatë pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 1-0 në favor të Skënderbeut. Pjesa e dytë është krejt ndryshe për Vllazninë e cila e nis me një zëvendësim. Krymi I lë vendin Dilaverit dhe do të ishte ky futbollist që do të barazonte.

Në fakt ka qenë braziliani Victor da Silva që në minutën e 58-të ka fituar një 11-metërsh për pengim në zonë. Atë e ka marrë përsipër ta gjuajtur sulmuesi boshnjak I cili është I saktë duke barazuar rezultatin. Kaq ka mjaftuar që në fushë më pas të jetë vetëm Vllaznia. Ajo ka disa raste shënimi njëri pas tjetrit me anë të Victor da Silva, Jonuzit, Kalajës e Shehit.

Minutat kalonin dhe ankth në kampin shkodran shtohej sepse goli I avantazhit nuk po dilte në dritë. Edhe në tre minutat e shtesës, shkodranët sërish janë në sulm por gjuajtja me kokë e kapitenit Gurishta u prit nga portiere Dajsinani.

Deri në fund nuk ka më asgjë dhe për rrjedhojë I gjithë takimi do të mbyllej në barazim 1-1. Vllaznia në këtë mënyrë lë dy pikë në këtë përballje, dy pikë këto që mund t’I kushtojnë shumë për të ardhmen.

Lexoni dhe kete

AKADEMIA VLLAZNIA, DY FITORE TË THELLA NË JAVËN E 13-të

Ka rezultuar e suksesshme java e 13-të e kampionateve të moshave për ekipet e Akademisë …