Saturday , 26 September 2020

VLLAZNIA, VIJNĖ PĖR PROVĖ DY VOLEJBOLLISTĖ MALAZEZĖ

Lajme tė mira pėr ekipin e volejbollit tė meshkujve tė Vllaznisė. Prej dy ditėsh, me tė nė stėrvitje janė bashkuar edhe dy volejbollistė malazezė. Tė sugjeruar nga menaxherė tė ndryshėm, ata kanė ardhur pėr t’u provuar pėr disa ditė dhe nėse arrijnė tė bindin stafin teknik, mund tė firmosin me kėtė skuadėr. Pėr momentin, emrat e tyre nuk bėhen tė ditur por njėri prej tyre mėsohet se luan nė rolin e pasuesit ndėrsa tjetri ėshtė shuter.

Natyrisht ka qenė vetėm seanca e parė dhe asgjė nuk mund tė thuhet me saktėsi pėr to, por sipas asaj ēfarė kanė konstatuar drejtuesit e stafit teknik, njėri prej lojtarėve tė ardhur, ka tė dhėna mė tė mira dhe mund tė jetė I vlefshėm pėr ekipin. Bėhet fjalė pėr lojtarin qė luan nė pozicionin e pasuesit.

Megjithatė drejtuesit e Vllaznisė nuk do tė nguten pėr kėtė gjė dhe do ta shohin me kujdes edhe pėr disa ditė tė tjera. Kėrkesat financiare tė tij nuk duken tė mėdha dhe pėr kėtė arsye mund tė bėhet njė sforco nga ana e klubit shkodran pėr marrjen e tij. Mbase mund tė gjendet mundėsia pėr tė gjetur edhe ndonjė sponsor por deri tani, nuk ka ndonjė gjė konkrete. Shkodranėt e kanė mbyllur nė vendin e dytė gjysmėn e parė tė kampionatit dhe sigurisht qė do tė tentojnė deri nė fund titullin kampion. Pėr kėtė arsye, ardhja e dy volejbollistė malazezė pėr provė, mund tė jetė hapi I parė I pėrforcimit tė skuadrės.

 

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA LUAN NESER MIQESOREN E RADHES

Vllaznia ka zyrtarizuar miqesoren e radhes. Keshtu, kuqeblute do luajne neser ndaj Bylisit. Takimi do …