Friday , 13 December 2019

VLLAZNIA VIJON BASHKËPUNIMIN E MIRË ME AKADEMINË

Një bashkëpunim shumë i mirë ka nisur kohët e fundit në mes stafit të ekipit të parë dhe Akademisë Vllaznia. Pak kohë më parë u bë një miqësore në mes ekipit të parë dhe atij U19 ndërsa dje trajneri Mirsad Jonuz ka kërkuar një miqësore në mes ekipeve U19 dhe U17 për të parë elementin më të mirë të këtyre dy ekipeve.

Vetë tekniku maqedonas ka qenë i pranishëm në fushën sportive “Reshit Rusi” sëbashku me ndihmësit e tij Osja dhe Lekiqi, i shoqëruar edhe nga drejtori i Akademisë Alban Neziri. Ky i fundit në një prononcim të dhënë, shprehet se ky bashkëpunim i nisur do të japë frutet shumë shpejt.

Sa i takon miqësores së luajtur, Vllaznia U19 ka fituar me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga Radovani dhe Elbasani, megjithatë në raste të tilla pak rëndësi ka rezultati. Ajo që vlen është evidentimi i elementit cilësor që në një të ardhme të shpejtë mund të kalojë tek ekipi i parë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA PËSON HUMBJEN E 4-të NË LIGËN BALLKANIKE

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është mundur sërish në Ligën Ballkanike dhe këtë herë përsëri …