VLLAZNIA VJEN FIRMA E DYTË. MERR SEDAT BERISHËN

Pas Xhevahir Sukajt, Vllaznia bën një tjetër goditje të rëndësishme në merkato. Mbrëmjen e së shtunës drejtuesit e klubit kanë arrritur akordin me një mbrojtës shqiptar të Maqedonisë, pikërisht Sedat Berishën. Kjo gjë është konkretizuar me hedhjen e firmës në kontratë, e cila sipas vetë faqes zyrtare të klubit, është njëvjeçare. Berisha luan si mbrojtës qendre dhe ka një karrierë të pëlqyshme teksa ka luajtur së fundmi me ekipin e Shkupit por më parë ka qenë pjesë e Shkëndisë së Tetovës. Por jo vetëm kaq. 28 vjeçari ka luajtur edhe në kampionatin turk me Bursasport dhe po ashtu një sezon më parë ka luajtur edhe në Kuvajt.

Ai vjen tek Vllaznia pikërisht për të dhënë kontributin e tij për përmirësimin e rezultateve të saj dhe për të rregulluar problemet që ajo ka hasur në repartin e mbrojtjes. Drejtuesit e klubit shkodran duket se po bëjnë goditjet e duhura në merkato. Pasi kanë siguruar tashmë firmat e sulmuesit Sukaj dhe mbrojtësit Berisha, ata nuk e kanë ndër mend të ndalen këtu. Trajneri Gjoka në bashkëpunim me administratorin Gjyrezi por edhe kryebashkiaken Ademi duket se i kanë ndërtuar mirë planet për fuqizimin e skuadrës.

Dalja në skenë e Berishës në mënyrë krejt të papritur, ka qenë një lëvizje e zgjuar e tyre ndonëse kishin disa ditë që kishin nisur kontaktet me të. Arsyeja pse u mbajt e fshehur është shpjeguar edhe nga trajneri Gjoka sot kur deklaroi se “afrimi i Cicmil dështoi pikërisht prej bërjes publik të emrit të tij”. Në këtë mënyrë, ajo që tashmë duhet të presim është se cili do të jetë futbollisti i tretë që do të vijë në Shkodër. Mbase brenda 2-3 ditësh, edhe kjo enigëm do të marrë fund. Vllaznia gradualisht po merr formën e duhur, duke plotësuar kësisoj edhe kërkesat e stafit teknik.

Lexoni dhe kete

GJOKA: VLLAZNIA E KA DETYRIM FITOREN ME KAMZËN

Vllaznia do të luajë një përballje shumë delikate pasditen e së mërkurës ndaj Kamzës në …