VLLAZNIA, VJEN SULMUESI HRISTOV, LARGOHEN DY TË TJERË

Vllaznia e vitit 2020 ka nisur të marrë formë. Disa prej lojtarëve tashmë janë larguar nga skuadra dhe të tjerë po i bashkohen asaj. Që prej pasdites të së mërkurës me ekipin në stërvitje është bashkuar edhe sulmuesi maqedonas Simeon Hristov. 27 vjeçari ka luajtur në kampionatin e vendit të tij në sezonin e fundit dhe njihet mirë nga trajneri Jonuz. Ai për momentin është në stërvitje por ndërkohë në ditët e ardhshme pritet që të ulet e të bisedojë me drejtuesit e klubit për kushtet e kontratës.

Por përveç tij, në media po flitet edhe për sulmuesit e tjerë, Fili e Sidorenko me të cilët nuk është shumë e qartë nëse do të firmosin apo jo me kuqeblutë. E rëndësishme është që Vllaznia ka nisur të plotësohet. Përveç mbrojtësit Adili që tashmë ka firmosur, priten edhe 2-3 firma të tjera që do të kompletojnë edhe grupin e lojtarëve në dispozicion të stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Drejtuesit e Vllaznisë ndërkohë përveçse afrimeve, kanë menduar edhe për largimet.

Ata kanë firmosur ndërprerjen e kontratave me dy prej lojtarëve që nuk udhëtuan me skuadrën për në Ohër, pikërisht me sulmuesit Uenderon dhe Pusi si dhe pritet të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Emerson e Ristevskin. Ditën e enjte ndërkohë ekipi ka zhvilluar dy seanca stërvitore dhe kështu do të veprojë edhe ditën e premte ndërkohë që të shtunën Vllaznia do të zhvillojë të parën miqësore, pikërisht atë ndaj Pogradecit. Në këtë ndeshje do të provohen me formacionin kuqeblu për herë të parë edhe dy lojtarët e sapoardhur, Adili dhe Hristov.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …