Wednesday , 20 June 2018

VLLAZNIA VLERËSIM MAKSIMAL EDHE PËR LUSHNJËN

Fitorja ndaj Skënderbeut ka shtuar entuziasmin tek Vllaznia. Por drejtuesit e saj ndërkohë po mundohen ta mbajnë skuadrën me këmbë në tokë. Ajo ende nuk ka arritur asgjë dhe për këtë arsye, duhet të mendojë vetëm për sfidën e rradhës, atë që do të luhet të shtunën në Shkodër ndaj Lushnjës. Në pamje të parë konsiderohet një sfidë e lehtë por stafi teknik nuk mendon kështu. Problemet e Vllaznisë gjithmonë kanë qenë me skuadrat e ashtuquajtura të dobëta dhe përballja e kësaj jave me lushnjarët u kujton atyre historinë e vjetshme me Korabin i cili ndonëse kishte rënë nga Superliga, erdhi e mori barazimin në “Loro Boriçi”.

Një rezultat që jo vetëm rrezikoi kuqeblutë deri në ndeshjen e fundit por bëri lëmsh gjithë kampionatin. Për të mos u përsëritur kjo gjë, trajneri Gjoka po mundohet t’ua bëjë të qartë futbollistëve se vetëm kur të sigurohet trepikëshi, mund të konsiderohet e lehtë ndeshja. Diçka pozitive për këtë takim është rikthimi i tre titullarëve. Sukaj, Gocaj e Mersini kanë përfunduar skualifikimet e tyre dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës. Vllaznia është e vendosur për të marrë një tjetër fitore. Ajo ka treguar se mund të mundë çdo kundërshtar nëse është në një ditë të mirë. Do të tentojë ta bëjë edhe të shtunën ndaj Lushnjës për të fituar njërën nga pesë ndeshjet që ka në Shkodër në këtë fazë të katërt të kampionatit.

Skuadrës shkodrane i mjafton fitorja e këtyre ndeshjeve në “Loro Boriçi” dhe e arrin objektivin e saj por të mos harrojmë se nuk do të jetë e lehtë. Ashtu siç ajo nuk do të shkojë e dorëzuar edhe në transfertat e Durrësit, Vlorës, Tiranës e Korçës. Objektivi është i qartë tek të gjithë dhe padyshim që të tentohet deri në fund arritja e tij.

Lexoni dhe kete

LIKA: VLLAZNINË E RRËZUAN NJERËZ TË FUQISHËM NË SHKODËR

Kapiteni I Vllaznisë Gilman Lika për herë të parë pas një muaji nga rënia e …