Tuesday , 16 August 2022

VLLAZNIA VLERËSIM MAKSIMAL NDESHJES ME LABËRINË

Fillimi i javës e ka gjetur Vllazninë në fushën e stërvitjes dhe kuqeblutë po i japin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e rradhës, atë të Kupës së Shqipërisë ndaj Labërisë. Vetë humbja 2-1 në ndeshjen e parë, e shton disi presionin në kampin shkodran për ta përmbysur me çdo kusht këtë rezultat dhe për t’u kualifikuar për në turin e dytë.

Nëse në Vlorë në takimin e parë stafi teknik aktivizoi të gjithë lojtarët e stolit, këtë herë mendohet të veprojë ndryshe. Trajneri Brdariç duket se ka ndër mend të bëjë një miksim të lojtarëve të formacionit bazë me pjesën tjetër. E rëndësishme është që të merret rezultati i duhur dhe ekipi ta kalojë këtë kundërshtar.

Ndërkohë, siç është bërë e ditur, për shkak se fusha e stadiumit “Loro Boriçi” ende nuk është gati, kjo ndeshje do të luhet ditën e mërkurë në orën 13.30 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Shumëkush mund të mendojë që fokusi i Vllaznisë duhet të jetë i përqendruar tek sfida e fundjavës për kampionat ndaj Dinamos që është më e rëndësishme, por në fakt te Vllaznia janë duke i dhënë vlerësimin e duhur edhe ndeshjes së kupës. Për kuqeblutë nuk ka asnjë justifikim tjetër përveç fitores, madje të thellë ndaj Labërisë dhe kalimin për në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Sa i takon ndeshjes me Dinamon pastaj, stafi teknik sërish nuk do të ketë të gatshëm disa futbollistë, përfshi këtu mbrojtësin Adili të pezulluar me kartona por edhe futbollistët Bulatoviç, Da Silva e Kaina për arsye dëmtimesh. Megjithatë ky nuk është justifikim sepse objektivi i Vllaznisë edhe në atë ndeshje do të jetë vetëm fitorja.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, STËRVITJE DISA DITORE NË POGRADEC

Vllaznia do të jetë pushim deri të martën. Trajneri Josa ka vendosur t’i lërë edhe …