Monday , 18 November 2019

VLLAZNIA ZHGËNJEN NË FINALE, TRAJNERI CANAJ: DREJTUESIT DUHET TË NDËRHYJNË

Ndryshe nga sa pritej, Vllaznia ka bërë një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen finale ndaj Bylisit. Ajo është mundur me rezultatin 3-1 në takimin e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit duke humbur jo vetëm trofeun e kampionit por edhe 30 milionë lekët e shpërblimit që akordon Federata për ekipin fitues.

Shkodranët në fakt kanë shënuar të parët me anë të rumunit Ignat në minutën e 17-të dhe pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol. Në të dytën, në fushë është vetëm Bylis që shënon njëri pas tjetrit tre gola dhe ka fituar krejt ndeshjen 3-1 duke merituar edhe kupën e cila i është dorëzuar ekipit kampion nga zëvendëspresidenti i Federatës Lutfi Nuri.

E nëse ballshiotët kanë festuar, në kampin shkodran pllakosi heshtja dhe kjo mëse normale. Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje për t’u harruar dhe trajneri Canaj është shprehur shumë i shqetësuar në lidhje me të ardhmen e ekipit.

Pas kësaj ndeshje, Vllaznia do të nisë pushimet por natyrisht jo për drejtuesit të cilët tashmë kanë një mision të vështirë, ndërtimin e një skuadre krejt tjetër për sezonin e ardhshëm në Superligë.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për …