Wednesday , 24 July 2019

VODHEN FURGONIN, ARRESTOHEN DY PERSONA

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër si autor të vjedhjes së një furgoni. Blutë u njoftuan në orët e para të mëngjesit të sotëm nga pronari i mjetit shtetasi me iniciale A.P, banues në fshatin Ishull-Lezhë, se disa persona i kishin vjedhur furgonin dhe ishin larguar së bashku me mjetin.

Menjëherë pas njoftimit shërbimet e policisë të Komisariatit Lezhë, janë vënë në ndjekje të tyre të furgonit. Në një kohë të shkurtër blutë arritën të identifikoni dhe arrestonin në flagrancë dy prej autorëve si dhe të bllokonin automjetin e vjedhur.Në pranga kanë rënë shtetasit A.M.,41 vjeç,banues në Kurbin dhe E.P.,32 vjeç,banues në Lezhë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.K.,25 vjeç, banues në Kurbin, me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u …