Monday , 26 October 2020

VOLEJBOLL, CAKTOHET DATAT DHE NDESHJET E KUPĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

Pas basketbollit, edhe volejbolli ka pėrcaktuar datat dhe ndeshjet e Kupės sė Shqipėrisė. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se Federata ka pėrcaktuar njė skemė tė tillė qė do t’i grumbullojė pėr tre ditė me rradhė ekipet nė Tiranė dhe Durrės. Por ajo qė tė bėn pėrshtypje, ka tė bėjė me atė qė ekipi i femrave i Vllaznisė do t’i luajė ndeshjet nė Durrės ndėrsa meshkujt nė Tiranė. Kjo do tė jetė faza e parė e ndeshjeve tė Kupės dhe tė dy ekipet shkodrane kuptohet qė do tė kenė si objektiv kalimin nė turin final megjithatė pėr femrat do tė jetė paksa e vėshtirė.

Kjo sepse nė grupin ku ajo merr pjesė, do tė ndeshet me ekipe tė tilla si Barleti Volej dhe Teuta qė janė shumė tė forta dhe duke qenė se nga njė grup kualifikohen vetėm dy ekipe, kjo e bėn shumė tė vėshtirė punėn pėr Vllazninė e trajneres Sadije Gogaj. Disi mė ndryshe qėndron puna pėr ekipin e meshkujve qė drejtohet nga trajneri Mark Kroqi. Ai ėshtė nė grup me Tirana, Erzenin, Skėnderbeun dhe Elbasanin dhe natyrisht qė tė gjitha shanset dhe mundėsitė janė pėr tė kaluar nė turin final tė kėtij kompeticioni. Madje, shkodranėt do tė tentojnė dhe do tė luftojnė fort pėr ta fituar kėtė trofe kėtė sezon. Atė qė nuk e arritėn vitin e kaluar nė ndeshjet qė u zhvilluan nė Shkodėr, do tė tentojnė ta arrijnė sivjet.

Vllaznia kėto ditė do tė marrė pjesė nė kupėn e Flamurit qė do tė zhvillohet tė dielėn dhe tė hėnėn nė Kėrēovė tė Maqedonisė dhe mė pas do tė nisė pėrgatitjet pėr ndeshjet e kupės sė Shqipėrisė, ndeshje kėto qė do tė nisin mė datėn 9 dhjetor.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PƋRBALLƋ KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mƋsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …