Saturday , 26 September 2020

VOLEJBOLL FEMRA/ TË SHTUNËN ORA 18.00 VLLAZNIA – TIRANA

Pasditen e së shtunës do të nisë edhe kampionati kombëtar i volejbollit për femra, kampionat që starton me sfidën Vllaznia- Tirana që do të luhet në Shkodër. Në kampin kuqeblu ka optimizëm për këtë ndeshje dhe kjo vjen falë punës tremujore që është bërë në stërvitje nën drejtimin e trajnerëve Kroqi e Mikopli. Këtë gjë vlerëson në prononcimin e saj edhe njëra nga titullaret e këtij ekipi Antoneta Molla kur shprehet.

Ndërkohë e pyetur në lidhje me objektivin e Vllaznisë për ndeshjen me Tiranën por edhe për kampionatin në tërësi, Molla do të shtonte.

Ndeshja Vllaznia- Tirana do të luhet të shtunën në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe pritet me interes nga dashamirësit dhe ndjekësit e këtij sporti të cilët besojnë se Vllaznia e sivjetme do të jetë krejt ndryshe nga ajo të sezoneve të mëparshme.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA LUAN NESER MIQESOREN E RADHES

Vllaznia ka zyrtarizuar miqesoren e radhes. Keshtu, kuqeblute do luajne neser ndaj Bylisit. Takimi do …