Wednesday , 21 February 2018

VOLEJBOLL FEMRA/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ TEUTËS ME SET FINAL

Ndonëse e ka çuar ndeshjen në set final, ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra nuk ia ka dalë të fitojë ndeshjen e rradhës për kampionat. Ajo është mundur me rezultatin 3-2 nga Teuta në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vajzat shkodrane e kanë fituar setin e parë, më pas kanë qenë durrsaket që kanë fituar dy të tjerë ndërkohë që Vllaznia ka fituar të katërtin duke barazuar gjithçka dhe duke e çuar ndeshjen në set final.

Por në këtë të fundit, nuk ka luajtur mirë duke humbur 15 me 6 dhe krejt ndeshjen. Trajnerja Sadije Gogaj pas përfundimit të ndeshjes ka shprehur keqardhjen që ekipi nuk mundi ta fitonte atë duke evidentuar edhe disa nga mangësitë që ai shfaqi në këtë ndeshje.

Vllaznia në volejboll për femra ndodhet në vendin e gjashtë në renditje duke qenë larg pretendimeve të saj për të siguruar zonën e plej- ofit megjithatë do të mundohet të bëjë një paraqitje sa më të mirë në ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit.

Lexoni dhe kete

GJOKA: FITORJA NDAJ TEUTËS ISHTË NJË FITORE QETËSIE

Fitorja e së hënës ndaj Teutës i ka dhënë qetësinë e duhur Vllaznisë në rrugën …