VOLEJBOLL FEMRA/ VLLAZNIA MBYLL PRETENDIMET NË KUPË

Vllaznia në volejboll për femra nuk ia ka dalë të fitojë sfidën përcaktuese ndaj Barleti Volej dhe për rrjedhojë i ka dhënë fund pretendimeve të saj në Kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ka qenë ekipi mik që e ka interpretuar më mirë atë. Ka fituar dy setet e para, ndërkohë që Vllaznia mori të tretin dhe kur pritej që loja e ekipit kuqeblu të rritej, ka ndodhur e kundërta. Barleti Volej e ka fituar me shumë lehtësi setin e katërt dhe kësisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Për trajnerin e ekipit shkodran Mark Kroqi, një nga arsyet e humbjes, përveç meritës së kundërshtarit, ka qenë edhe vetëkënaqësia e shfaqur sërish në rradhët e pjestareve të Vllaznisë. Nga ana tjetër trajneri i ekipit fitues Artan Pogoni, ka vlerësuar Vllazninë dhe ka thënë se rivaliteti me të do të vijojë edhe në kampionat.

Vllaznia ndonëse ka ende ndeshje në Kupë, duhet të nisë të mendojë për kampionatin ku padyshim që i duhen përforcime sepse ndryshe, sërish ajo nuk do mundet të arrijë asnjë nga objektivat që i ka vënë vetes.

Lexoni dhe kete

RUDI VATA ANALIZON SEZONIN E KATEGORISË SUPERIORE

Tirana u bë kampione në momentin që Egbo u bë trajner i kësaj skuadre. Kështu …