Saturday , 16 November 2019

VOLEJBOLL FEMRA/ VLLAZNIA MUND 3 – 2 TEUTËN

Një fitore dramatike ka qenë ajo e arritur nga ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj Teutës, e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ato janë gjendur dy herë në disavantazh por kanë arritur të rikuperojnë duke e çuar ndeshjen në set final.

Aty ku ata janë treguar më të kujdesshme duke fituar me shifrat 15-9 dhe kësisoj kanë fituar edhe ndeshjen me rezultatin 3-2. Megjithatë trajneri Mark Kroqi në prononcimin e tij pas takimit ka shprehur rezerva për mënyrën si skuadra luan në momente të caktuara.

Vllaznia e femrave aktualisht renditet në mes katër ekipet më të mira të kampionatit dhe është brenda objektivave, por stafi pret më shumë dhe padyshim që në të ardhmen mund të ketë edhe rritje të rezultateve.

Lexoni dhe kete

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT PËR NDESHJET E KOMBËTARES

Kampionati kombëtar i Superligës këtë javë siç dihet, është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të …