VOLEJBOLL FEMRA/ VLLAZNIA MUNDET NGA PARTIZANI

Pas surprizës të javës së kaluar kur fituan ndaj Barletit, volejbollistet e Vllaznisë nuk kanë arritur të bëjnë të njëjtën gjë edhe ndaj Partizanit. Kuptohet që niveli I kundërshtarit këtë herë ishte edhe më I lartë dhe ndeshja për më tepër luhej në Tiranë. Si rrjedhojë, kampionia në fuqi e vendit arriti një fitore të pastër në shifrat 3-0 ndaj ekipit shkodran. Ky I fundit ndonëse u duk shumë I motivuarpër të bërë më të mirën dhe paraqitjen e tyre më të mirë në fakt e bënë në setin e parë. Shkodranet janë rivalizuese në setin e parë.

Madje janë dhe në avantazh deri të tre pikë 8-11, apo 11-15. Dhe vetëm pas barazimit 15-15, Partizani shkëputet për të marrë setin e parë 25-22. Dominon në setin e dytë në të cilin ka kryesuar vazhdimisht 17-12, 21-17 dhe në fund 25-18. Po kështu dhe në të tretin, të cilin e ka marrë me diferencë pikësh, 25-15. Vllaznia kësisoj detyrohet të pranojë humbjen ndaj një ekipi shumë të fortë, në përbërjen e të cilit janë plot 5 lojtare të huaja dhe po ashtu drejtohen nga një trajner I huaj. Gjithsesi, vajzat kuqeblu treguan se janë në rritje nga ndeshja në ndeshje dhe me siguri që edhe në javët e ardhshme performance e tyre do të vijë duke u rritur.

Nga ana tjetër, ekipi I meshkujve të Vllaznisë këtë javë ka luajtur në Elbasan dhe ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1. Kanë qenë vendasit ata që fituan setin e parë por më pas gjërat janë përmbysur dhe volejbollistët shkodranë kanë fituar tre sete njëri pas tjetrit duke marrë edhe ndeshjen.

Lexoni dhe kete

AURON MILOTI: NJË DITË DUA TA DREJTOJ VLLAZNINË

Ish- futbollisti i Vllaznisë Auron Miloti ka shprehur dëshirën që një ditë ta drejtojë këtë …