VOLEJBOLL/ FEMRAT E VLLAZNISË DREJT OBJEKTIVIT

Para tre javësh gjithçka ndryshoi për Vllazninë e volejbollit të femrave. Luajtën në Shkodër ndaj “Barleti Volej” dhe ishin shumë pranë fitores, por në fund pikërisht prej mungesës së eksperiencës, humbën 3-2. Por gjithsesi, ajo humbje nxorri mësimet e duhura dhe vajzat shkodrane reaguan menjëherë. Një javë më vonë luajtën në Tiranë ndaj ekipit kryesues të kampionatit, atij të Mirditës ndaj të cilit fitoi me rezultatin e pastër 3-0. Të gjithë e quajtën surprizë. Pati të tjerë që menduan se Mirdita e neglizhoi ekipin shkodran dhe prandaj humbi. Por në fakt, nuk paska qenë kështu.

Në ndeshje tjetër, atë ndaj Partizanit, ekipit që vetëm pak ditë më parë u shpall fitues I Kupës së Shqipërisë, Vllaznia tregoi sërish vlera dhe personalitet duke fituar me rezultatin 3-2. Një fitore që ka rezultuar shumë e rëndësishme për ekipin shkodran I cili nga vendi I shtatë u ngjit në të pestin. Siç dihet, në plej-ofin e kampionatit të volejbollit marrin pjesë 6 skuadrat e para dhe rrjedhimisht Vllaznia është aty dhe me siguri që do ta mbajë deri në fund këtë vend.

Kjo do të thotë se do jetë në mes ekipeve që do të luftojnë më pas për të kaluar në katërshen e më të mirave dhe nëse do të arrihej kjo, do të ishte një sukses. Megjithatë deri sa të nisa faza përfundimtare e kampionatit duhet edhe disa kohë dhe do luhen edhe disa ndeshje të tjera në të cilat ekipi I drejtuar nga trajnerët Mark Kroqi dhe Adrian Mikopli duhet të vazhdojnë me të njëjtin ritëm për të arritur të tjera fitore.

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA JANË TË BINDUR: E FITOJMË FINALEN NDAJ BYLISIT

Pasditen e së enjtes Vllaznia do të luajë ndeshjen finale të kategorisë së parë ndaj …