VOLEJBOLL, GJYSMËFINALJA VLLAZNIA- STUDENTI MË 3 MARS

Federata Shqiptare e Volejbollit ka përcaktuar edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Natyrisht që kjo gjë është pritur me interes nga ekipi shkodran i meshkujve i cili është një nga katër ekipet pjesmarrëse në këtë tur dhe në garë për fitimin e këtij trofeu. Sipas shortit të hedhur që më përpara, takimi Vllaznia- Studenti do të luhet më datë 3 mars. Ndonëse ende nuk është vendosur për vendin ku do të luhet kjo ndeshje apo dhe të tjerat gjysmëfinale, duket se Federata do të përzgjedhë sallën “Feti Borova” të kryeqytetit. Ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Adrian Mikopli ka kohë që përgatitet për ndeshjet e kampionatit por dhe për këta të kupës.

Kompeticion ky të cilit do të kërkohet t’i shkohet deri në fund. Kjo ngaqë për ta fituar këtë trofe, rruga është më e shkurtër, u duhen edhe vetëm dy fitore. Megjithatë, hapi i parë njëherë do jetë kalimi i Studentit në gjysmëfinale. Një kundërshtar me të cilin diskutuan sezonin e kaluar titullin kampion dhe në fakt Vllaznia ndaj tij ka treguar se di të fitojë. Nëse ndodh kështu, atëherë më 4 mars do të zhvillohet takimi final ku përballë kuqebluve do të jetë fituesi i çiftit Partizani- Tirana. Edhe sezonin e kaluar ekipi shkodran ka qenë shumë pranë fitores së Kupës. Ajo e humbi atë në setin final ndaj Partizanit, madje ka qenë shumë pranë duke qenë vetëm një pikë larg fitores. Por të mos harrojmë se përbërja e vjetshme ka qenë më e mirë për Vllazninë. Ajo sivjet ka disa mungesa të rëndësishme të cilat nuk janë zëvendësuar me volejbollistë të tjerë megjithatë, skuadra do të tentojë deri në fund fitoren e Kupës së Shqipërisë së këtij edicioni.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL, VLLAZNIA NË PRITJE TË RIKTHIMIT TË QAFARENËS

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në të cilin …