Wednesday , 30 September 2020

VOLEJBOLL/ IKIN EDHE TRE LOJTARE TË TJERA NGA VLLAZNIA

Vetëm pak muaj ka zgjatur projekti I Besnik Lishës në krye të volejbollit të femrave të Vllaznisë. Fillimisht u largua zëvendëstrajneri Artan Kalaja, ndërsa së fundmi janë larguar plot 5 volejbolliste dhe ndërkohë drejt largimit është edhe vetë trajneri Lisha. Mosmarrëveshjet brenda-përbrenda ekipit, akuzat e zëvendëstrajnerit Mikopli, dërgimi I çështjes deri në Prokurori, ka zbehur dëshirën për të vijuar punën tek ky ekip. Për rrjedhojë, dy volejbollistet e para që u larguan para pak ditësh kanë qenë Antoneta Molla dhe Xhesika Kaçi.

Të dyja ato I janë bashkuar ekipit “Barleti Volej”. Por largimet nuk do të mbylleshin këtu. Ditët e fundit nga Shkodra janë larguar edhe tre volejbolliste të tjera dhe nuk bëhet fjalë për lojtare dosido, por për kapitenen Klavia Petëza, liberon Stela Kiri dhe lojtaren tjetër, Leda Preçetaj. Të trija ato I janë bashkuar Skënderbeut të Korçës dhe pjesë e projektit të këtij ekipi duket se do të jetë edhe trajneri Besnik Lisha.

Kaq shumë largime kanë bërë që tek Vllaznia tashmë të kenë mbetur shumë pak lojtare cilësore dhe padyshim që një fakt I tillë e bën atë një ekip që do ta ketë të vështirë qëndrimin në kategori. Diçka e habitshme në fakt kjo çfarë ndodhi me këtë ekip. U mendua se do të kishim të bënim me një projekt shumë serioz por disa “shkopinj ndër rrota” kanë prishur gjithçka dhe kjo natyrisht që I ka shkaktuar një dëm të madh volejbollit shkodran.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …