Wednesday , 18 September 2019

VOLEJBOLL MESHKUJ, VLLAZNIA MERR EDHE FITOREN E GJASHTË

Pas Studentit, Erzenit, Partizanit, Elbasanit dhe Tiranës, ka qenë rradha e Teutës për të dalë e mundur përballë Vllaznisë. Volejbollistët shkodranë nuk e kanë patur të vështirë të sigurojnë kësisoj fitoren e tyre të gjashtë ndaj një kundërshtari jo të fortë. Para ndeshjes te dy ekipet, arbitrat si dhe te pranishmit ne pallatin e sportit, kane mbajtur nje minute heshtje ne nderim te ish- volejbollistit te Vllaznise se viteve ’60-’70 Viktor Jubani, te ndare nga jeta pak dite me pare. Sa i takon takimit, durrsakët nuk kanë mundur dot të rezistojnë dhe i gjithë takimi i luajtur në “Qazim Dervishi” nuk ka zgjatur më shumë se 60 minuta.

Kuqeblutë i kanë fituar të tre setet me diferencë pikësh, pikërisht 25-14, 25-18 dhe 25-13. Njëkohësisht në këtë ndeshje janë aktivizuar edhe disa lojtarë të rinj të ekipit shkodran. Me këtë fitore, e gjashtë rradhazi në po kaq ndeshje të luajtura, Vllaznia kryeson renditjen e kampionatit. Sipas trajnerit Kraja, objektivat e ekipit tashmë janë të qartë dhe do të luftojë deri në fund për titullin kampion.

Objektivi final është titulli kampion megjithatë pikësëpari Vllaznia do të synojë për ta mbyllur fazën e parë me të gjitha fitore dhe për këtë arsye, do të kërkojë suksesin edhe në dy ndeshjet e mbetura, ato ndaj Farkës dhe Skënderbeut.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …