Tuesday , 19 November 2019

VOLEJBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUND 3-1 TIRANËN

Dy humbjet e pësuara në ndeshjet e fundit i kanë shkundur volejbollistët e Vllaznisë që në takimin e rradhës bënë kthesën e duhur. Ata kanë fituar ndaj Tiranës me rezultatin 3-1 në “Qazim Dervishi” dhe tashmë gjërat duket se kanë marrë rrjedhën e duhur sërish. Vllaznia fitoi setin e parë 25-18 ndërsa të dytin e ka marrë Tirana me shifrat 25-23. Vetëm kaq sepse ekipi shkodra ka fituar të tretin dhe të katërtin me rezultatet 25-22 dhe 25-18 dhe krejt ndeshjen 3-1.

Trajneri Ermal Kraja e ka konsideruar shumë të rëndësishme këtë fitore dhe jo vetëm për renditjen por edhe për anën psikologjike të skuadrës.

Ekipi shkodran jo vetëm që synon renditjen në mes katër ekipeve më të mira dhe daljen në plej-of por edhe më shumë sepse i ka mundësitë dhe kapacitet për të tentuar edhe fitimin e trofeve, ashtu siç bënë kur triumfuan në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit në fillim të sezonit.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për …