VOLEJBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET 1 – 3 NGA PARTIZANI

Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk ka arritur dot të fitojë ndaj Partizanit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kuqeblutë kanë fituar vetëm setin e dytë dhe kaq. Në tre të tjerët kanë shfaqur jo pak oshilacione në lojën e tyre dhe nga kjo kanë përfituar kampionët në fuqi të vendit të cilët i kanë shfrytëzuar këto gabime dhe kanë fituar tre sete e krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Trajneri i Vllaznisë Ermal Kraja por edhe ai i Partizanit Ylli Tomori, në prononcimet e tyre të pasndeshjes kanë evidentuar pikërisht këto gabime në lojë të volejbollistëve shkodranë të bërë gjatë kësaj ndeshje.

Vllaznia ndodhet aktualisht në vendin e pestë të renditjes dhe kuptohet që ka ende shumë për të përmirësuar në lojën e saj për të shkuar tek objektivi, futja në zonën e plej- ofit dhe pse jo për të synuar pastaj edhe më shumë në garën për titullin kampion.

Lexoni dhe kete

ÇIKLIZËM/ BRUNO KOLA DHE VLLAZNIA, FITUES NË TROFEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në etapën e parë të trofeut “Korça” zhvilluar pasditen e …