VOLEJBOLL/ PASUESJA AMELA QERSHIA FIRMOS NË AMERIKË

Kur të gjithë i kishin shpresat për gjetjen e ndonjë lojtareje cilësore që do t’i ndihmonte për të rritur pretendimet në kampionat, Vllaznia e volejbollit të femrave është gjendur para një largimi të papritur të njërës prej lojtareve më të mira të ekipit. Pasuesja Amela Qershia mësohet se ka firmosur ditët e fundit me ekipin amerikan Denver dhe largimi i saj padyshim që ka krijuar një boshllëk të madh në skuadër.

Për këtë arsye, drejtuesit e ekipit kanë nisur përpjekjet për të gjetur zëvendësuesen e Qershisë por edhe duke parë për ndonjë përforcim tjetër në vendet e Rajonit. Trajneri Mark Kroqi në një prononcim të dhënë për media ka thënë se po bëhen përpjekje për këtë gjë ndonëse duket shumë e vështirë gjetja e lojtareve cilësore.

Aktualisht Vllaznia po luan ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe ndeshja e kësaj jave me ekipin e Barletit në Shkodër do të jetë vendimtare për kalimin në turin final të këtij kompeticioni.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …