Wednesday , 26 June 2019

VOLEJBOLL/ TË PREMTEN GJYSMËFINALJA E PARË VLLAZNIA – TIRANA

Pas kalimit edhe të Partizanit në turin tjetër, tashmë janë përcaktuar katër ekipet më të mira të kampionatit kombëtar të volejbollit të meshkujve që do të vazhdojnë më tej rrugëtimin e tyre për fitimin e titullit kampion. Vllaznia në turin gjysmëfinal do të ndeshet të premten me Tiranën dhe padyshim që objektivi do të jetë jo vetëm fitorja e kësaj ndeshje që do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, por do synojë t’i shkojë deri në fund këtij kampionati.

I pyetur nëse Vllaznia i ka mundësitë për të luftuar deri në fund për titullin kampion, ngaqë në kupa shfaqi probleme, trajneri Kraja shprehet.

Ndeshja Vllaznia- Tirana do të luhet të premten në orën 18.00 dhe tifozët shkodranët priten të jenë të shumtë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në mbështetje të kuqebluve që të hedhin hapin e parë drejt kalimit në finale të kampionatit.

Lexoni dhe kete

BLEDAR MESI MBYLL KARRIERËN PAS TITULLIT TË 20-të KAMPION

Me suksesin e arritur të shtunën në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” kur u shpall …