Sunday , 17 February 2019

VOLEJBOLL/ TË PREMTEN SUPERSFIDA VLLAZNIA- PARTIZANI

Pas 9 fitoreve rradhazi në kampionat, Vllaznia e volejbollit të meshkujve javën që shkoi pësoi humbjen e parë në kampionat. Ajo u mund në Shijak nga skuadra tjetër pretendente për titullin kampion- Erzeni, me rezultatin 3-1. Ndonëse volejbollistët shkodranë u përpoqën që të japin më të mirën e tyre, duhet thënë se lojtarë të veçantë nuk kanë qenë në formën e duhur dhe kjo ka ndikuar në lojën e ekipit. Megjithatë, pavarësisht humbjes së pësuar, objektivi I ekipit shkodran nuk ndryshon dhe ai është fitimi I titullit kampion këtë sezon. Për këtë arsye, djemtë e drejtuar nga trajneri Ermal Kraja do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kampionat për të marrë të tjera fitore.

Të rradhës do të tentojnë ta arrijnë të premten ndaj një tjetër ekipi pretendent siç është Partizani. Ndeshja do të luhet në orën 19.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kuptohet që gjendja e ekipit të Vllaznisë është shumë e mirë megjithatë duhet edhe pak kohë që dy lojtarët e huaj që I janë bashkuar së fundmi, bjellorusi Misijuk dhe malazez Medenica, të ingranohen më mirë me pjesën tjetër të lojtarëve. E rëndësishme është që skuadra t’I rikthehet fitoreve dhe prandaj ndaj Partizanit të premten duhet marrë me çdo kusht. Ky sezon konsiderohet shumë I mirë për Vllazninë nga ajo çfarë ka dhuruar deri më tani, por tashmë nis pjesa më e rëndësishme. Muajin e ardhshëm do të luhen ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë, kompeticion ku padiskutim që do të synohet edhe aty marrja e trofeut, megjithatë vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar tek kampionati ky do të kërkohet fitimi I titullit të dytë kampion në historinë e Vllaznisë.

Lexoni dhe kete

SHENKOLLI NUK FAL, ERZENI I LARGOHET KREUT

Ekipi i Erzenit duket se ka dalë nga lufta për vendin e parë.Shijakasit kanë pësuar …