Saturday , 20 April 2019

VOLEJBOLL/ TË REJAT E VLLAZNISË DREJT KALIMIT NË FINALE

Volejbollistet e reja të Vllaznisë kanë hedhur hapin e parë të rëndësishëm drejt kalimit në finale të kampionatit të këtij sezoni. Në takimin e parë gjysmëfinal, atë të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, kanë fituar 3-1 ndaj Apolonisë. Por duhet thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë për ta fituar këtë takim.

Fieraket kanë befasuar duke fituar setin e parë në këtë takim me shifrat 25-23. Jo vetëm kaq, por Apolonia ka qenë pranë fitores edhe në setin e dytë teksa e udhëhiqte atë deri në shifrat 19-14, por më pas vajzat kuqeblu përmbysin gjithçka duke e fituar këtë set 25-20 dhe duke barazuar gjithçka. Ndërkohë edhe në dy setet, Vllaznia dominon dhe i fiton ato me rezultatet 25-17 dhe 25-16 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.Trajnerja Ana Gjelaj pas ndeshjes është shprehur e kënaqur me fitoren dhe njëkohësisht ka deklaruar se objektivi i ekipit të saj padyshim që është kalimi në finale dhe madje edhe fitimi i titullit kampion edhe këtë sezon.

Ndeshja e kthimit në mes Vllaznisë dhe Apolonisë do të luhet më 20 prill në Fier. Sipas rregullores, në finale do të kalohet ekipi që fiton të dy ndeshjet, ose në rast barazimi pastaj në lojë do të futet llogaritja e seteve dhe e pikëve të fituara.

Lexoni dhe kete

“ATLETIK KLUB” E “JUBAN DANJA” NISEN DREJT ROVERETTOS

5 ekipe moshash të “Atletik Klub Shkodra” dhe ai i femrave të “Juban Danja” janë …