Wednesday , 30 September 2020

VOLEJBOLL/ TË REJAT E VLLAZNISË MUNDIN 3 – 0 PARTIZANIN

Vllaznia në volejboll për të reja ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Mesditën e së enjtes, ajo ka mundur me rezultatin 3-0 ekipin e Partizanit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Dy setet e para janë fituar më me lehtësi dhe në të tretin ka patur shumë rivalet megjithatë në fund kanë qenë vajzat shkodrane që kanë fituar 25 me 23 dhe kësisoj krejt ndeshjen me rezultat të pastër.

Pas kësaj fitoreje, Vllaznia e të rejave mban sërish vendin e dytë në renditje, megjithatë për trajnerin e saj Besnik Lisha, e rëndësishme është që më shumë sesa fitoret, vajzat të mësojnë të luajnë bukur volejboll.

Ndeshja e sotme ndaj Partizanit në fakt nuk ka qenë e fundit pasi ditën e shtunë, Vllaznia do të udhëtojë drejt Vlorës për t’u ndeshur edhe me Flamurtarin dhe padiskutim që edhe në atë takim do të synohet fitorja, për ta mbyllur si duhet këtë vit.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …