VOLEJBOLL/ TË SHTUNËN EKIPET E VLLAZNISË NISIN KAMPIONATIN

Përveç kampionatit të basketbollit, këtë fundjavë do të nisin edhe kampionatet kombëtare të volejbollit. Ekipet e Sportklub Vllaznia sipas kalendarit, ndeshjet e para do t’I luajnë ditën e dielë në Shkodër. Në fakt, kampionati I meshkujve ka nisur që javën e kaluar por kuqeblutë e kanë patur pushim sipas kalendarit. Këtë rradhë ata do të presin në “Qazim Dervishi” ekipin e Teutës dhe ndeshja do të startojë në orën 18.30. Kuptohet që objektivi I ekipit shkodran është fitorja dhe jo vetëm e kësaj ndeshje.

Morali I volejbollistëve të Vllaznisë është I lartë ngaqë vijnë pas fitores së Kupës të Federatës që u zhvillua pak ditë më parë në Korçë. Trajneri Kraja e ka shprehur herëpashere se edhe këtë sezon pavarësisht largimit të disa lojtarëve, objektivi do të jetë fitimi I trofeve. Dhe mundësitë I ka, paçka se duhet parë se çfarë do të ndodhë me ekipet e tjera në fazën e dytë të kampionatit, periudhë kur zakonisht ndërhyjnë në merkato duke u përforcuar me lojtarë cilësorë dhe në këtë aspekt, Vllaznia është inferiore.

Sa I takon ekipit të femrave, ai do të presë të shtunën në Shkodër ekipin e Tiranës dhe ndeshja do të nisë në orën 16.30. Edhe tek ky ekip që drejtohet nga trajneri Mark Kroqi, ka patur largime, megjithatë objektivi I tij padyshim që është renditja në mes më të mirëve në kampionat.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, …