Friday , 21 February 2020
Breaking News

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA E MESHKUJVE E NIS ME FITORE

Dy javë pas suksesit në Kupën e Federatës, Vllaznia e volejbollit të meshkujve e ka nisur mbarë edhe kampionatin. Në ndeshjen e parë, ajo ka mundur pa vështirësi në “Qazim Dervishi” ekipin e Teutës me rezultatin 3-0. Takimi nuk ka patur shumë rivalitet dhe kuqeblutë i kanë fituar setet me shifrat 25 me 13, 25 me 20 dhe 25 me 17.

Një nisje e mbarë e kampionatit megjithatë kampionati nga java në javë pritet të bëhet edhe më i vështirë dhe për këtë arsye, trajneri Ermal Kraja në prononcimin e tij për mediat ka apeluar edhe njëherë tjetër për mbështetje.

Rivalët kryesorë të Vllaznisë edhe në këtë sezon pritet të jenë Partizani dhe Erzeni ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që edhe Tirana të ketë pretendimet e veta, megjithatë volejbollistët shkodranë pavarësisht largimeve që kanë patur, janë përgatitur për të bërë një tjetër sezon të mirë.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ KRAJA: VLLAZNIA SYNON FITOREN ME STUDENTIN

Sfida e humbur me Partizanin javën që shkoi në Shkodër me rezultatin 3-1, në fakt …