Wednesday , 30 September 2020

VOLEJBOLL / VLLAZNIA ELIMINON PARTIZANIN ME STUDENTIN NË FINALE

Vllaznia është skuadra e dytë finaliste e play off-it në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-1 arritur sot në mbrëmje ndaj Partizanit, në gjysmëfinalen e tretë, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Në këtë përballje triumfoi skuadra shkodrane, që u tregua më e “uritur” se rivalët e “kuq”, që edhe pse debutojnë këtë sezon me të rriturit duhet të kënaqen me trofeun e Kupës. Ndërsa për titullin do të duelojnë Studenti kampion në fuqi dhe Vllaznia, me shkodranët që kërkojnë titullin e parë në historinë e tyre. Vllaznia arriti një triumf fantastik ndaj Partizanit në këto gjysmëfinale, duke mundur të kuqtë dy herë në kryeqytet dhe duke treguar se është një rivale e fortë për titull. Triumf i merituar i ekipit të trajnerit Kroqi, që kërkon të shkruajë historinë e volejbollit shqiptar.

Seti i parë është i ekuilibruar në start, por shpejt Vllaznia merr komandën, luan më mirë në sulm dhe mbron me kujdes. Partizani nuk ka freskinë e duhur, ndaj shkodranët tregohen më të saktë dhe fitojnë 25-21. Në setin e dytë ndodh e kundërta, pasi janë kryeqytetasit që kanë vazhdimisht komandën dhe shkëputen disa pikë. Në fund Vllaznia tenton të rikuperojë, por gabon në momentin final dhe Partizani fiton 25-23. Loja ka luhatje dhe kështu ndodh në setin e tretë, ku protagonist është sërish Vllaznia. Miqtë nga Shkodra dominojnë në parket, shkëputen dhe fitojnë sërish 25-21, duke udhëhequr 2-1 me sete. Mjaft dramatik seti final, ku herë udhëheq Partizani e herë Vllaznia, me barazime të shpeshta dhe emocione. Në fund triumfon 25-21 Vllaznia, që del në finalet e play off-it.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …