Saturday , 20 April 2019

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA FEMRA S’SHKON NË GJYSMËFINALE

Dëshira dhe vrulli rinor nuk kanë mjaftuar që Vllaznia e volejbollit të femrave të kualifikohet për në gjysmëfinale të kampionatit. Ajo është mundur 3-0 edhe në ndeshjen e dytë ndaj Partizanit,ndeshje kjo që u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Pavarësisht përpjekjeve, vajzat shkodrane nuk ia dolën dhe u pa qartë se mungesa e eksperiencës tek ta, ndikoi shumë. Për më tepër që përballë kishin lojtare me përvojë dhe për më tepër një volejbolliste si kubanezja Masso që bëri diferencën në fushën e lojës. Këtë gjë ka deklaruar pas ndeshjes edhe trajneri i Vllaznisë Kroqi, që gjithsesi garantoi se sezoni tjetër do të jetë ndryshe për ekipin shkodran…

Në fakt, pavarësisht suksesit, edhe trajneri i Partizanit ka vlerësuar elementin me shumë të ardhme që ka aktualisht Vllaznia në përbërje të saj..

Pavarësisht këtyre fjalëve të mira, Vllaznia e volejbollit të femrave duhet të nxjerrë mësimet e këtij sezoni që sapo u mbyll në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jetë krejt ndryshe pastaj, për të patur të tjera pretendime.

Lexoni dhe kete

“ATLETIK KLUB” E “JUBAN DANJA” NISEN DREJT ROVERETTOS

5 ekipe moshash të “Atletik Klub Shkodra” dhe ai i femrave të “Juban Danja” janë …