Thursday , 15 April 2021

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA FITON GJYSMËFINALEN E DYTË

Mes shumë emocionesh, Vllaznia e volejbollit të femrave ia ka dalë ta fitojë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kampionatit, atë ndaj Tiranës, luajtur pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në fund të takimit, vajzat shkodrane kanë triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj atyre bardheblu në një ndeshje me shumë rivalitet.

Vllaznia e drejtuar nga Nora Deda e ka fituar setin e pare ne shifrat 25-19. Një set që do t’u jepte atyre entuziasmin e duhur për të kërkuar fitoren. Megjithatë në setin e dytë ne fakt eshte Tirana qe e fiton lehtesisht atë ne shifrat 25-9 duke barazuar numrin e seteve ne 1-1. Por nderkohe ne te tretin eshte Vllaznia qe fiton serish 25-19 nderkohe qe ne te katertin do te kete shume rivalitet.

Rezultati barazohet herepashere dhe do te shkonte ne shtese por ne fund eshte Vllaznia qe fiton 29-27 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Ne kete menyre numri i ndeshjeve gjysmefinaleve barazohet ne 1-1 dhe per te vendosur se cila skuader do te shkoje ne finale, do te luhet edhe nje ndeshje e trete pas tre ditesh ne Tirane.

Me paraqitjet qe po ben ekipi i Vllaznise ka shume shpresa per te qene ai ne finalen e kampionatit te ketij sezoni. Në fakt, loja dhe rezultatet e këtij ekipi duhen vlerësuar maksimalisht sepse pakkush e kishte menduar të ishte e tillë pas largimit të plotë 5 volejbollisteve në fillim të sezonit.

Megjithatë ardhja e dyshes Deda- Dodani në krye të ekipit, rikthimi I volejbollistes me përvojë Vistaraj dhe marrja e lojtares tjetër Tuci, rriti forcën e tij. Dhe padyshim bashkë edhe me kontigjentin e lojtareve të reja që ishin pjesë e Vllaznisë, krijuan një ansambël simpatik që po tregon vlera dhe që tashmë synon finalen e kampionatit.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur …