Wednesday , 13 November 2019

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA FITON KUPËN E FEDERATËS

Nuk e kishin menduar si favorite dhe ndoshta edhe vetë protagonistët e këtij ekipi nuk kanë patur besim në fillim, megjithatë gjërat kanë ndryshuar rrugës. Vllaznia e volejbollit të meshkujve ka shkëlqyer në ndeshjet finale të Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe në fund ka fituar trofeun e ekipit fitues të këtij kompeticioni. Ajo ka fituar fillimisht në gjysmëfinale me ekipin e Tiranës me rezultatin 3-0 dhe kësisoj fitoi të drejtën për të diskutuar finalen e këtij kompeticioni.

Në ndeshjen finale, Vllaznia nuk e nisi mirë atë dhe ishte Partizani që e fitoi setin e parë por vetëm kaq sepse më pas, volejbollistët shkodranë kanë marrë frenat e lojës në dorë dhe kanë fituar njëri pas tjetrit tre sete dhe kësisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-1 dhe kësisoj edhe trofeun e kupës. Padyshim që pas pikës së fundit, në kampin shkodran ka shpërthyer festa e cila është shoqëruar më pas edhe tek momenti i dorëzimit të kupës nga sekretari i Federatës në duart e kapitenit Nikolin Qafarena. Ky padyshim që është një sukses për këtë ekip i cili vetëm pak ditë më parë u përball me largimet e dy prej titullarëve, Gjoklajt dhe Lloshit, e po ashtu në këto finale mungoi edhe liberoja Kola.

Por kapiteni Qafarena bashkë me Rrashketën, Juknin, Çekinin, Talajn, Drinazin por edhe të rinjtë Dibra, Jula, Curraj, Sokoli e Peraj arritën të triumfojnë dhe të sjellin këtë trofe në Shkodër. Megjithatë duhet pranuar se në kampionat do të jetë shumë më e vështirë duke ditur se ekipet rivale do të përforcohen me lojtarë të huaj dhe Vllaznia në këtë aspekt është inferiore sepse nuk ka buxhet për të menduar për blerje të reja.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …