VOLEJBOLL/ VLLAZNIA FITON MIQËSOREN ME MORAÇËN

Nevoja për të konsoliduar sa më mirë ekipin dhe për të rritur bashkëpunimin e tre lojtareve të huaja të ardhura së fundi, ka bërë që stafi teknik i ekipit të volejbollit të femrave të Vllaznisë të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin malazez Moraça. Takimi i luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është dominuar nga vajzat shkodrane të cilat e kanë fituar atë me rezultatin 3-1.

Për trajnerin Besnik Lisha niveli i skuadrës tashmë është rritur me ardhjen e lojtareve të huaja dhe kuptohet që objektivat janë të larta në këtë sezon.

Në fundjavë Vllaznia do të presë në Shkodër Skënderbeun, megjithatë vëmendja është e përqendruar tek sfida e javës së ardhshme me Barleti Volej në Tiranë, e cila do të jetë shumë përcaktuese për fatet e ekipit shkodran në ecurinë e mëtejshme të tij dhe objektivat e tij në kampionat.

Lexoni dhe kete

KEQI: KËNAQËSI TË JEM GOLASHËNUESI MË I MIRË NË MALTË

Një futbollist shkodran është shpallur kampion në Maltë me ekipin e Florianës. Bëhet fjalë për …